Trajneri i Sevillës diagnostifikohet me sëmundje të rëndë
Trajneri i Sevillës, Joaquin Caparros ka konfirmuar se është diagnostifikuar me “leukemi kronike”.
Pas fitores në Vlladolid, tekniku i Sevillës ka treguar për sëmundjen derisa pohon se do të mbetet deri në fund të sezonit.
“Unë jam diagnostifikuar me “leukemi kronike”, por kjo nuk do të ndikoj në profesionin tim pasi ajo është kapur në fazën fillestare. Unë jam i aftë të jetoj jetën normal dhe dua të ofroj falenderimet e mija për lojtarët”, ka thënë Caparros. /IndeksOnline/