Trajneri i Shaqirit e Xhakës komenton shortin e Euro 2020
Sot në Bukuresht u hodh shorti për grupet e Kampionatit Evropian 2020.
Grupi A përbëhet prej Turqisë, Italisë, Uellsit dhe Zvicrës.
Bosi i Zvicrës Vladimir Petkoviç foli për Sky Sport pas shortit, transmeton Indeksonline.
“Italia? Ata duhet të jenë të kënaqur pasi kanë marrë tre kundërshtarë të cilët do të luftojnë për vendin e dytë në grup. Doja të vizitoja Italinë dhe do të ishte mirë të luaja në Romë. Ne jemi në ankth me siguri. Mancini? Ai ndryshoi mentalitetin azzurri, Italia është një nga pretendentët kryesorë të Euro 2020” – u shpreh Petkoviq./Indeksonline/