Trajneri i Shqipërisë jep lajmin e keq për Kumbullën, para ndeshjeve të shtatorit

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sot gjatë konferencën së parë për media para ndeshjeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë, Reja dha një lajm aspak të mirë për Kombëtaren shqiptare, pasi tha se mbrojtësi i Veronës, Marash Kumbullën do të mungojë, shkruan IndeksOnline
Sipas Edi Reja, Kumbulla nuk do të grumbullohet me Shqipërinë në ndeshjet e shtatori, kjo pasi ai ka pësuar një lëndim me skuadrën e tij e që e detyron atë të pushojë.
“Kemi disa probleme. Kemi
probleme me Zvicrën që nuk e ka ndarë akoma nëse do na i lejojë lojtarët të
grumbullohen me Shqipërinë. Është dicka e cuditshme, sepse edhe Zvicra do të
luajë vetë dhe do të marrë lojtarë nga vendet e tjera. Është e pazakontë. Kemi
një listë të madhe lojtarësh dhe të japin mundësi zgjedhje. Doja të shikoja
Kamberin në fushë. Do bazohem te zgjedhjet që kam pasur”.
“Sapo më njoftuan që është dëmtuar edhe Kumbulla. Është dicka që mund të ndodhi. Cfarë mund të bësh në një situatë të tillë. Lacin do e shohim sot nëse do të jetë në gjendje të luajë. Nëse jo, atëherë do të marrim Cekicin”, tha Reja.