18:13 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trajneri i skuadrës nga Superliga ofron dorëheqjen

Avazi i dorëheqjeve dhe largimeve të trajnerëve po vazhdon edhe këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Trajneri i Dukagjinit, Xhengiz Rexhepi ka ofruar dorëheqjen menjëherë pas humbjes me Ferizajin në Klinë.

“Do të ulem të diskutoj me drejtorin e klubit ku edhe do ta ofroj dorëheqjen”, ka thënë Rexhepi për Supersport pas ndeshjes.

Dukagjini pas katër ndeshjeve është në vendin e fundit me një pikë të grumbulluar. /IndeksOnline/