Trajneri i skuadrës shqiptare në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i skuadrës së Kukësit, Skënder Gega është nisur drejtë Turqisë për një trajnim të specializuar të mushkërive.
Gjendja e trajnerit është përkeqësuar ditëve të fundit dhe është dashur një intervenim më i specializuar për të.
Ky është njoftimi i KF Kukësit:
Komunikatë e Klubit
Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.
Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.