Trajneri i skuadrës franceze i njofton futbollistët se ka marrë vendim të largohet
Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar lojtarët e tij se do të largohet.
Ai ua ka bërë me dije se ndeshja e së shtunës, ndaj Boulogne, do të jetë e fundit nën drejtimin e tij, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton ‘’L’Equipe’’, ky vendim ka ardhur pas disa mosmarrëveshjeve që kishte tekniku norvegjez, Eirik Horneland me pronaret e klubit.
Humbja e fundit ndaj Reims duket se ishte vendimtare për fatin e tij.
Saint-Etienne garon në Ligën e dytë të Francës dhe aktualisht renditet në vendin e pestë në tabelë me 34 pikë./IndeksOnline/

