13:58 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Slovan Bratislavës: Kundër Feronikelit do të ruajmë rezultatin

Feronikeli do të luaj kundër Slovan Bratislavës në ndeshjen kthyese të rundit të tretë kualifikues të Europa League.

Skuadra sllovake është në epërsi me rezultat 2-1 pas ndeshjes së parë dhe trajneri Jan Kozak lë të kuptohet se do të mbrohet në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Definitivisht ata shënojnë gola, si brenda ashtu edhe jashtë terrenit të tyre. Mirëpo, mos të harrojmë se jemi në epërsi dhe nuk duhet të ngutemi. Ata do të tentojnë të na eliminojnë, por lojtarët tanë duhet të jenë të kujdesshëm dhe kështu do të kalojmë tutje”, ka thënë trajneri.

Jan Kozak do të drejtoj skuadrën pas shkarkimit të trajnerit serb Vladimir Redenkovic.

Redenkovic u shkarkua pasi nuk pranoi të luaj ndeshjen kundër Feronikelit dhe bashkë me të u largua edhe trajneri fizik, Srdjan Zirojevic. /IndeksOnline/