Trajneri i Sparta-s i lumtur me formën e Albion Rrahmanit: I njohim mirë cilësitë e tij…!
Skuadra e Sparta Pragës mbrëmë shënoi fitore 1:2 ndaj Univ. Craiova, në ndeshjen e javës së pestë në UEFA Conference League.
Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan Indeksonline
Trajneri i klubit çek, Brian Priske pas ndeshjes në konferencë për media tha fjalë të mëdha për Rrahmanin.
“Duket se është kthyer në formë. Do të ishte mirë. Ai ka luajtur mirë në ndeshjet e fundit dhe më pëlqeu performanca e tij edhe në ndeshjen ndaj Olomoucit në ligë. Ai gjithashtu bëri një ndeshje të mirë edhe sonte. Mund të kishte shënuar qysh në pjesën e parë.
“Por ne i dimë cilësitë e tij dhe nëse ai vazhdon kështu, do të krijojë shumë mundësi për të shënuar”, u shpreh Priske
Albion Rrahmani është duke kaluar në formë të mirë në tri ndeshjet e fundit. Ai ka shënuar tri gola./Indeksonline/

