75 Mall Live Search
18:57 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / Gj Sh

Trajneri i Steauas i kënaqur me pritjen në Kosovë

Trajneri i FCSB, Elias Charalambous iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me vendimin e presidentit Gigi Becali, për të sjellur disa truproje në Kosovë.

Ai tha fjalë të mëdha për vendin tonë, duke e vlerësuar maksimalisht pritjen dhe gjithçka tjetër.

“Përshtypjet tona të para për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Që nga momenti që hymë në vend, gjithçka ishte perfekte. Njerëzit na pritën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe deri më tani mund të themi vetëm gjëra të mira. Kam luajtur këtu me ekipin kombëtar dhe shoh që vendi po përmirësohet shumë. U befasova këndshëm”, deklaroi ai në konferencën para ndeshjes.