15:23 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Stokes e “ndal” transferimin e Shaqirit në Liverpool: Ai vjen me ne në Gjermani!

Trajneri i Stoke Cityt, Gary Rowett ka konfirmuar se katër pjesëmarrësit në Kupën e Botës, do të udhëtojnë së bashku me ta në Gjermani.

Stoke City do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Gjermanisë, për t’i zhvilluar disa ndeshje miqësore. Ndaj, Bochum, Meppen dhe Hamburgut, shkruan IndeksOnline.

Në këtë udhëtim do të marr pjesë edhe Xherdan Shaqiri, ylli kosovar i cili është i lidhur ngushtë për një transferim në Liverpool.

“Lojtarëve ndërkombëtar ne ju kemi dhënë pushim tri javë, por ne e kemi përshpejtuar atë për shkak se do të udhëtojmë drejt Gjermanisë dhe i duam ata”, ka thënë Rowett.

“Shaqiri, Diouf dhe Badou, ose do të udhëtojnë me ne në të hënën ose do të vijnë atje gjatë ditëve në vijim”, shtoi trajneri i “The Potters”.

Edhe pse trajneri ia bënë me dije Shaqirit që pas pushimit të udhëtoj në Stoke. Në anën tjetër, agjenti dhe vet kosovari janë duke punuar për t’u larguar nga Stoke. Ai është afër transferimit për në “Anfield”. Klubi i Liverpoolit ka ofruar plotë 13 milionë funta për lojtarin./IndeksOnline/