75 Mall Live Search
19:04 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Trajneri i Suedisë flet për Arbër Zenelin: Keq që ai është larguar nga ne!

Suedia nesër e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të fazës eliminatore për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’ pas fitores minimale (1-0) ndaj Gjeorgjisë.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson foli për Arbër Zenelin, që dikur ishte pjesë e grupmoshave të reja të Suedisë.

“Prej se ka vendos Arbëri që të luajë për Kosovën nuk e kam shikuar më në atë mënyrë, natyrisht është një lojtar i mirë.  Fatkeqësisht për ne ka marrë atë vendim. Ky është njëri ndër ata lojtarët e mirë dhe të shpejtë, kam edhe shumë lojtarë të tjerë që mund t’i përzgjedh të luajë për Suedinë”, tha Anderrsson.

Ndeshja e Suedisë ndaj Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./IndeksOnline/