75 Mall Live Search
20:36 / E Diele, 07 Shtator 2025 / G T

Trajneri i Suedisë tregon arsyen pse nuk e ftoi Besfort Zenelin

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Jon Dahl Tomasson u paraqit në konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai u pyet nga gazetarët kosovarë se pse nuk është ftuar Besfort Zeneli, edhe pse po ka paraqitje të mirë në Suedi, shkruan Indeksonline

“Besfort Zeneli ka qenë në formë të mirë kohëve të fundit. Është i ri, kam folur me të dhe i kam thënë se dua të shoh edhe më shumë prej tij. Po zhvillon një sezon të shkëlqyer në klubin ku luan”, deklaroi Tomasson.

Kujtojmë që Suedia dhe Kosova luajnë nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/