15:32 / E Enjte, 07 Mars 2024 / G T

Trajneri i Suharekës, Arsim Thaqi: I gëzohemi fitores, treguam karakter

Suhareka kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pas fitores minimale ndaj Vjosës të enjten gjatë ditës.

Fitorja 1:0 dhe avancimi tutje, për trajnerin e Suharekës, Arsim Thaqi, është sukses i jashtëzakonshëm.

“Ndeshjet e tilla janë një lloj finale dhe në këtë nivel nuk ka favorit. I gëzohem fitores. Fituam me vështirësi, me rezultat minimal, por është fitore shumë e rëndësishme.

“Lojtarët treguan karakter. Është sukses i jashtëzakonshëm. Në pjesën e dytë, angazhimi nga lojtarët ishte maksimal dhe kjo solli fitoren”, ka thënë trajneri Thaqi pas ndeshjes

Në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Ballkani, Drita e Prishtina.