75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Tiranës: Dua të përballem me Manchester Unitedin dhe Chelsean

Trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo beson se skuadra e tij mund të kualifikohet në Ligë të Kampionëve.

Nigeriani së fundmi arriti ta fitoj titullin e Superiores në Shqipëri me ekipin e Tiranës, transmeton Indeksonline.

Klubi i Tiranës tash do të luaj në kualifikime për Ligën e Kampionëve. Egbo beson se skuadra e tij mund të luaj kundër skuadrave si Manchester United dhe Chelsea.

“Dua të përballem me Manchester United dhe Chelsean. Nuk i them “jo” kombëtares se Nigerisë”, u shprehë ai mbrëmë.

Egbo është bërë trajneri i parë afrikan në histori që arrin ta fitojë një titull lige në Evropë./Indeksonline/