Trajneri i Torinos konfirmon transferimin e Kristjan Asllanit

Torino ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i skuadrës, Marco Baroni, i cili ka njoftuar se lojtari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur një kontratë me ekipin e tij të ri, shkruan IndeksOnline.
Asllani, i cili ishte pjesë e Interit për një periudhë të shkurtër, ka tërhequr vëmendjen e trajnerëve të Torinos për aftësitë e tij të shkëlqyera në mesfushë dhe pritet të ofrojë një forcë të rëndësishme në organikën e ekipit.
“Jemi të lumtur që Kristjani është pjesë e Torinos tani. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe ne besojmë se mund të kontribuojë shumë për skuadrën tonë,” tha Baroni.
Asllani do të ketë mundësinë të tregojë vlerën e tij në Serie A me një ekip që synon të rrisë nivelin e tij të konkurrencës./IndeksOnline/