75 Mall Live Search
17:34 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Torinos me fjalë të mëdha për Ujkanin

Walter Mazzarri ka folur para ndeshjes së Torinos kundër Genovas.

Mazzarri tha se janë duke menduar për këtë sfidë dhe se janë duke u munduar t’ju largohen tensioneve.

Mirëpo trajneri i klubit italian u shpreh i pakënaqur për shkak të lëndimeve që i kanë futbollistët e ti, por i kënaqur u shpreh me portierin kosovar, Samir Ujkanin.

Duke u shprehur i lumtur për transferimin e tij Mazzarri tha “Ujkani është i besueshëm, ishte një blerje e shkëlqyeshme”.

Ujkani në shtator të vitit të kaluar, kaloi në Torino si lotar i lirë, nga klubi i Rizesporit./Indeksonline/.