23:57 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Tottenham i pa kënaqur për mënyrën e fitores

Tottenham fitoi gjysmëfinalen e parë të EFL Cup pasi mposhti Chelsean me rezultat minimal 1-0.

Fitorja erdhi përmes një penalltie e cila u akordua pas ndërhyrjes së VAR, ku Kane e fitoi dhe e realizoi në gol, shkruan Indeksonline.

Por trajneri Pochettino është i pakënaqur me këtë formë të funksionimit të teknologjisë.

“Nuk më pëlqen VAR. Këtë herë ne përfituam, por pasi kam parë Kupën e Botës dhe një kampionat si La Liga, kam vënë re se askush nuk është i kënaqur nga përdorimi i kësaj teknologjie”.

“Më vjen mirë që kemi përfituar, por nuk më pëlqen të fitoj një ndeshje në këtë mënyrë. Më pëlqen teknologjia, por jo kur përdoret në këtë mënyrë. Jam pro saj, sepse nuk mund të ndalësh evoluimin, por duhet të presim shumë që të merret një vendim dhe rregullat nuk janë të qarta”, ka përfunduar Pochettino. 

Ndeshja kthyese në mes të Chelseas dhe Tottenham zhvillohet pas dy javëve. /IndeksOnline/