Trajneri i Ukrainës thur lavde për Shqipërinë: Po tregojnë futboll cilësor dhe janë në Euro 2024

Trajneri i Kombëtares së Ukrainës, Serhiy Rebrov komentoi shortin e UEFA Nations League për sezonin 2024/25.
Në grup të njëjtë, Ukraina do ta ketë edhe Shqipërinë, e cila siguroi kualifikimin në Euro 2024, shkruan Indeksonline
Rebrov gjatë një interviste pas shortit thuri lavde për Kombëtaren e Shqipërisë.
“I kam shikuar shumë, Shqipërinë dhe Çekinë, kurse më pak Gjerogjinë. Shqiptarët po tregojnë futboll solid, prandaj kanë fituar edhe të drejtën për të luajtur në Euro. Jam i sigurt që do të jetë një luftë e ashpër në grupin tonë.
“Ne momentalisht jemi të fokusuar në ndeshjet e play-offit. Por, mendoj se Liga e Kombeve është një turne shumë i rëndësishëm”, tha trajneri ukrainas
Kujtojmë që ndeshjet e para të UEFA Nations League zhvillohen nga muaji shtator./Indeksonline/