23:53 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Veronës vlerëson lartë Rrahmanin dhe Kumbullën

Trajneri i Veronas, Ivan Juric, ka folur menjëherë pas humbjes ndaj Milanit, duke u ndalur te fati i keq i kartonit të kuq dhe te fakti se të tijtë meritonin më shumë se sa një humbje:

“Nëse kishte një skuadër që meritonte, ajo ishte Verona dhe jo Milani! Kur ishim 11-të kundër 11-të po luanim më mirë dhe madje patëm rast për të shënuar”.

“Më pas, u mbrojtëm dhe ata goditën vetëm njëherë me anë të Calabrias. Goditëm edhe shtyllën me dhjetë! Vendimet e arbitrit? i pranoj, janë në limit!”.

Sa i përket paraqitjes së disa elementëve, sidomos Kumbulla dhe Rrahmani në mbrojtje, Juric tha:

“Disa nuk kanë eksperiencë në Itali, por kanë forcë, deri këtu kanë bërë mjaft mirë dhe duhet të vazhdojnë kështu si janë duke bërë. Më pëlqyen”. Kumbulla u vlerësuar me notën 7 ndërsa Rrahmani me 6,5 nga Tuttomercatoweb.