75 Mall Live Search
18:17 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Trajneri i Werder Bremen: Rikthimi i Rashicës na jep zemër

Milot Rashica do të rikthehet pas dy muajsh pas lëndimit.

Mesfushori kosovar kishte lënduar kofshën në nëntor dhe prej asaj kohe nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, e ka konfirmuar se Rashica do të rikthehet të shtunën.

“Ai do të jetë në skuadër për takimin ndaj Augsburgut. Gjëja më e rëndësishme është që Rashica ndihet shëndosh e mirë dhe mund të arrijë nivelin e lartë të fitnesit. Rikthimi i tij do të jetë shtytje për ne”, deklaroi Kohfeldti.

Ndryshe, Werder Bremeni është i interesuar që ta shesë mesfushorin vushtrrias në këtë afat kalimtar, por ende nuk ka ardhur oferta e duhur.

/Indeksonline/