Trajneri i Werderit: Kundërshtarët kanë frikë nga Rashica
Milot Rashica është duke vazhduar përgatitjet me Werder bremenin për sezonin e ri në Bundesligë.
Ylli i Kosovës tashmë është lojtari kryesorë i skuadrës gjermane, shkruan Indeksonline.
Trajneri Florian Hohfeld në një intervistë për “Bild” e ka ngritur në qiellin e shtatë sulmuesin nga Vushtrria.
Ai ka thënë se tashmë kundërshtarët kanë frikë nga Miloti.
“Ai ka një kuptim shumë më të madh në lojën e tij. Kam ndjenjën se kundërshtarët tani kanë frikë kur ai ka topin. Ai nuk mund të ndalet dhe një lojtar i pandalshëm, i cili është aq i rëndësishëm për të ndihmuar në një gol. Kjo është shumë brutale për një ekip. Përveç kësaj, ai ka tërhequr çdo njësi deri në fund, ndryshe nga viti i kaluar. Unë me të vërtetë kam shpresë të madhe se gjysma e dytë ishte më normale se një rast i jashtëzakonshëm“, ka thënë trajneri.
Në sezonin e fundit Rashica shënoi 12 gola me fanellën e Werderit, 9 në Bundesligë dhe 3 në kupë duke iu shënuar skuadrave të mëdha si Bayern Munchen e Schalke 04. /IndeksOnline/