Trajneri i Werderit shpjegon pse e ftoi ‘raketën’ Rashica për ta gjuajtur penalltinë

Leipzig ishte në epërsi 3-0 kundër Werder Bremen kur këta të fundit fituan penallti.
Trajneri Florian Kohfeld në atë moment e ngarkoi me detyrë Milot Rashicën për ta ekzekutuar 11-metërshin duke iu drejtuar mesfushorit shqiptar: “Raketë, ti”, transmeton Indeksonline.
Kohfeld ishte i vendosur që ta ndihmonte Rashicën, pasi nuk kishte shënuar gol që nga qershori i vitit të kaluar dhe 24 vjeçari shënoi gol.
Pas ndeshjes trajneri i Werderit e pranoi se vendimi u mor aty për aty.
“Në atë moment kam pasur ndjenjën se gjëja më e rëndësishme për ‘raketën’ është të shënojë. Kam shpresuar për këtë” deklaroi Kohfeld.
/Indeksonline/