Trajneri i Ylber Ramadanit e konfirmon blerjen e re të Manchester United

Patrik Dorgu do të vazhdoj karrieren te Manchester United.
Mbrojtësi danaz gjatë ditës së shtune do të udhëtoj drejt Anglisë, ku do të kompletoj transferimin, shkruan IndeksOnline.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Lecces, Marco Giampaolo, pas fitores së sotme ndaj Parmas.
Dorgu nuk u aktivizua sonte, edhe pse deri tani ishte një nga futbollistët kryesor të Lecces.
“Është e vërtetë, Patrick Dorgu do të fluturojë për në Mançester të shtunën. Ai është një lojtar dhe djalë fantastik. Ai gjithmonë ka bërë më të mirën për ne. Nuk luajta me të sonte pasi mendja e tij mund të ishte tashmë atje, Old Trafford.”, ka deklaruar Giampaolo./IndeksOnline/