75 Mall Live Search
17:41 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Trajneri i Zvicrës për ndeshjen me Serbinë: Tregoni respekt, jo si në Leskoc!

Zvicra do të përballet sonte me Serbinë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja zhvillohjet në ”Letzigrund Stadium” në Zurich, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Të pranishëm në këtë përballje do të ketë edhe tifozë serb.

E trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka kërkuar nga tifozët vendas të tregojnë respekt ndaj kundërshatarit, dhe të mos bëjnë të njëjnën gjë që serbët e bënë në Leskoc, një muaj më parë.

”Duam emocione në fushë, jo në tribuna. Dua respektin e tifozëve serbë. Shpresoj që të fillojë edhe para ndeshjes, që të mos e përjetojmë më lulëzimin e himnit tonë kombëtar, siç ndodhi në Serbi”, ka thënë Jakin.

Sipas njoftimin nga policia zvicerane, theksohet se, si në çdo ndeshje ndërkombëtare, nuk lejohet futja e simboleve dhe flamujve me mesazhe dhe sfonde politike.

”Forcat e sigurisë do t’i largojnë nëse është e mundur. E njëjta gjë ishte edhe në ndeshjen e parë në Serbi, kur forcat e sigurisë hoqën flamujt politikë individualë. Lejohen vetëm dy flamuj kombëtarë të Zvicrës dhe Serbisë – thuhet në komunikatën e policisë lokale.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/