Trajneri italian bllokohet në një hotel në Kiev, dhe nuk po mund të kthehet në vendlindje!

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Roberto De Zerbi dhe stafi i tij prej tetë italianësh janë mbyllur në një hotel në Kiev pas pushtimit rus të të Ukrainës që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ai e ka të pamundur të rikthehet në Itali pasi aeroportet janë mbyllur dhe nuk ka fluturime.
Ekipi i Shakhtar Donetsk ka bërë një postim në Twitter ku tregon mbështetjen për shtetin e tyre të Ukrainës.
Ми вистоїмо! 🇺🇦#Україна #Ukraine pic.twitter.com/MDue4xQqvR
— ⚒FC SHAKHTAR DONETSK (@FCShakhtar) February 24, 2022