75 Mall Live Search
11:52 / E Hënë, 18 Mars 2024 / mp

Trajneri Kalzona largohet nga Napoli, ja kush e merr drejtimin e “axurrëve”

Françesko Kalzona mori drejtimin e Napolit, por nuk ka vetëm atë impenjimin, pasi udhëheq edhe kombëtaren e Sllovakisë nga viti 2022.

Italiani do të largohet nga Napoli për të drejtuar Sllovakinë në dy ndeshjet miqësore ndaj Austrisë dhe Norvegjisë të cilat shërbëjnë si përgatitje për Euro 2024.

Por, kush do ti drejtojë “axurrët” gjatë këtyre ditëve?

Trajneri deklaroi se Napolin do t’ia besojë bashkëpunëtorëe të ngushtë, Simone Bonomi dhe Françesko Kaçiapuoti.

Ndër të tjera, ai a theksoi se do të ketë mundësinë edhe të ndjekë stërvitjen e lojtarëve të tij nëpërmjet një droni.