Trajneri Kompany organizon darkë me futbollistët dhe familjarët e tyre
Lojtarët e Bayern Munich, së bashku me familjet e tyre, morën pjesë sot në një darkë të veçantë të organizuar nga klubi në restorantin luksoz Gut Kaltenbrunn në Gmund am Tegernsee.
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) February 22, 2026
Ky eveniment u konceptua si një aktivitet për forcimin e lidhjes së skuadrës dhe motivimin e lojtarëve për ndeshjet e rëndësishme që po vijnë, shkruan Indeksonline
Darka erdhi pas fitores së Bayernit 3:2 ndaj Eintracht Frankfurt në Bundesligë, një fitore që i rriti moralin ekipit para sfidave të ardhshme./Indeksonline/

