11:27 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trajneri me kohëzgjatjen më të shkurtër në histori të Prishtinës

Ish-trajneri i Prishtinës tashmë, Bylbyl Sokoli dha dorëheqje papritur nga posti para pak çastesh. Arsyeja sipas tij, është një intervenim që do ta bëj në gju, ku do t’i nënshtrohet një operacioni.

Sokoli ishte në krye të Prishtinës për vetëm dy ndeshje ku arriti një fitore dhe një humbje.

Ndërsa, “Profesori” theu një rekord të klubit të Prishtinës. Ai u bë trajneri me kohëzgjatjen më të shkurtër në historinë e këtij klubi, shkruan Indeksonline.

Ai qëndroi vetëm 18 ditë në krye të detyrës, kur u emërua më 4 shtator dhe zuri vendin e të shkarkuarit, Mirel Josa./Indeksonline/