75 Mall Live Search
08:34 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Trajneri nga Kosova fiton Kupën Evropiane të Futsalit me skuadrën zvicerrane

Skuadra zvicerrane, Servette FC U11, në krye me trajnerin nga Kosova, Arbër Jahija, ka fituar Kupën Evropiane të Futsallit.

“European Futsal Cup” u mbajt në Strasburg me 28 dhe 29 janar, e organizuar nga Nicolas Gross, dhe morrën pjesë 20 skuadra të mëdha evropiane, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Servettes në finale mposhti gjigantin italian Juventus, me rezultat 3-2, ku fitorja u arrit 10 sekonda para përfundimit të ndeshjes, pas një penalltie të fituar nga djelmoshat e udhëhequr nga Arbër Jahija.

Në gjysëmfinale shënuan fitore ndaj skuadrës franceze, Marseille kurse në 1/4 e finales eliminuan Sttutgartin e gjermanisë.

Në fazën e grupeve Servette FC kishte përballë skuadrat e njohura si Barcelona, Lyon, Benfica dhe Racing FC (Luksemburg). 

IndeksOnline mëson se përveç trajnerit Arbër Jahija, pjesë e klubit zvicerran është edhe një futbollist nga Kosova.

Nils Dinaj është 11-vjeçari kosovar, i cili luan te skuadra e Servette FC në rolin e portierit.

Trajneri kosovar Arbër Jahija dhe portieri Nils Dinaj.

Trajneri, Arbër Jahija, është shprehur i lumtur për fitimin e këtij trofeu, ku për faqën zyrtare të klubit tha se ajo çfarë bënë djelmoshat e udhëhequr nga ai ishte një magji, e sidomos finalja ndaj Juventusit, ku e konsidoron si një ndeshje të çmendur./IndeksOnline/