75 Mall Live Search
09:21 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Trajneri nga Shqipëria e merr drejtimin e skuadrës së njohur kosovare

Trajneri nga Shqipëria, Samuel Nikaj do të jetë në krye të skuadrës së njohur kosovare, KF Vushtrria. Marrëveshja është zyrtarizuar mbrëmë në mes të trajnerit dhe skuadrës.

Trajneri shkodran më parë kishte arritur ta rikthejë Flamurtarin në Superligë.

Nikaj poashtu kishte udhëhequr në të kaluarën skuadra të njohura si Vllaznia, Besëlidhja e Kastrioti.

Synimi i tij me Vushtrrinë është rikthimi në Superligë./Indeksonline/