75 Mall Live Search
09:51 / E Premte, 15 Prill 2022 / B O

Trajneri portugez konfirmon se Liverpooli ia ka rrëmbyer yllin e skuadrës: Nuk mund të ju gënjej!

Trajneri i Fulham, Marco Silva e ka pranuar se e ka humbur garën me Liverpoolin për yllin e skuadrës, Fabio Carvalho.

Trajneri portugez ka thënë se ka bërë gjithçka që të rinovojë kontratën me talentin e skuadrës, por ka qenë e pamundur.

“Nuk mund t’ju gënjej, jemi përpjekur t’i rinovojmë kontratën Carbalhos. Kemi bëri gjithçka, por ishte e vështirë për ne” ka thënë Silva.

Ylli portugez do të njoftohet si nënshkrimi i ri i Liverpool në maj, ndërsa Fulham është gati të nënshkruajë me Manor Solomon nga Shakhtar./Indeksonline/