Trajneri që e inkuadroi Vushtrrinë në Superligë, pritet të qëndroj edhe 1 vit
Vushtrria është rikthyer në Superligë pas 3 vitesh. Skuadra që ishte shpallur kampion në vitin 2015, këtë vit u shpall kampion në Ligën e Parë.
Për këtë pati shumë meritë edhe trajneri Samuel Nikaj, për të cilin është diskutuar në mediumet shqiptare që do të largohet nga Vushtrria.
Por Indeksonline merr vesh që drejtuesit e Vushtrrisë janë të interesuar që të vazhdojnë bashkëpunimin me Nikajn.
Sipas burimeve të Indeksonline, kryesia e klubit do të mblidhet javën e ardhshme për të hartuar planin për edicionin 2019/20. /Indeksonline/