17:41 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Trajneri që po e kërkon gjysma e Evropës, qe pse të gjithë po e duan atë!

Bayern Munchen, Sevilla, Chelsea, Arsenal, PSG, Everton, Sauthampton, Villareal, Schalke, janë vetëm disa nga skuadrat që e kanë kontaktuar tashmë trajnerin gjerman, Thomas Tuchel.

Ish trajneri i Mainz dhe Dortmund nuk ka fituar shumë me dy skuadrat e tij, por që ka disa të veçanta për të cilat janë në dijeni skuadrat e mëdha.

Tuchel ka vetëm shtatë vite përvojë si trajner, pesë te Mainz dhe dy te Dortmund, por që ka disa sekrete menaxheriale, shkruan Indeksonline.

Ai i flet katër gjuhë të huaja në mënyrë perfekt. Është i apasionuar pas futbollit të bukur, ndërsa është edhe tejet i afërt me futbollistët e tij.

Por, e veçanta më e madhe e tij është aftësia për të ndryshuar sistemin e lojës disa herë brenda 90 minutave. Tuchel nuk e ka problem që nga 5-3-2 kthehet në 3-4-3, brenda sekondave në 4-4-2 dhe të bëhet në4-1-4-1. Këtë e ka dëshmuar shumë herë në karrierë.

Ai është nga ata trajnerët që kalojnë ditë e natë duke menduar për futboll, duke analizuar kundërshtarët e tij. Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp janë dy trajnerët që e mahnnisin Tuchelin me lojën e tyre./Indeksonline/