Trajneri serb i Malit të Zi injoron pyetjet e gazetarëve kosovarë
Kosova do të zhvilloj këtë të premte në Podgoricë ndeshjen ndaj Malit të Zi. Kjo ndeshje fillon nga ora 18:00 dhe është në kuadër të Grupit A të kualifikimeve në EURO 2020.
Një ditë para takimit, Mali i Zi ka mbajtur konferencën për media, ku të pranishëm kishte edhe gazetarë shqiptarë, shkruan IndeksOnline.
Njëri nga ta, gazetari Arlind Sadiku, përmes një publikimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, injoroi të gjitha pyetjet e gazetarëve shqiptarë në konferencë.
Gazetarët pyetën Tumbakovic rreth lojtarit me prejardhe nga Kosova, Fatos Beqiraj, e poashtu edhe rreth legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri. Në të gjitha pyetjet trajneri serb nuk dha ndonjë përgjigje korrekte.
Më poshtë statusi i Sadikaj:
“Trajneri serb i Malit te Zi, Ljubisa Tumbakovic, injoroi te gjitha pyetjet e gazetareve shqiptare ne konferencen per media.
Florim Canolli: Ju keni nje futbollist qe eshte nga Kosova, Fatos Beqiraj, a keni biseduar se si ndihet ai qe do te luaj kunder atdheut?
Tumbakovic: Ne kemi bere vetem mbledhjet e zakonshme, asgje me shume.
Arlind Sadiku: Presidenti i Federates ka thene qe Beqiraj eshte kapiteni i trete. Me qe nuk luan Savic dhe Jovetic, a mund ta konfirmoni qe Beqiraj do te jete kapiten kunder Kosoves?
Tumbakovic: Nese luan po.
Arlind Sadiku: Domethene qenka ne dyshim nese do te luaj neser?
Tumbakovic: Do ta shihni neser.
Arlind Sadiku: Pas tre ditesh eshte pervjetori i vdekjes se Fadil Vokrrit, legjendes se futbollit tone. Ju e keni njohur mire edhe personalisht. Cfare komenti keni per te?
Tumbakovic: E kam pasur mik.
Arlind Sadiku: Vetem kac?
Tumbakovic: S’kam cka them tjeter!”