Trajneri serb tregon për herë të parë pse e ‘tradhëtoi’ Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës
Trajneri Ljubisha Tumbakoviq të hënën u emërua zyrtarisht selektor i Serbisë në futboll.
66 vjeçari që për 3 vite e gjysmë e kishte udhëhequr Malin e Zi, nuk kishte pranuar që ta drejtonte skuadrën në ndeshjen kundër Kosovës, muajin e kaluar, transmeton Indeksonline.
Për herë të parë ai ka treguar arsyen pse e ‘tradhëtoi’ Malin e Zi pikërisht në ditën e ndeshjes. “Vendimi për mos e drejtuar ekipi kundër Kosovës dhe Metohisë ishte lëvizje logjike dhe korrekte. Atë vendim e kam marrë vetë, nuk më ka shtyrë askush. Kosa do ta tregoj nëse kam të drejtë” deklaroi Tumbakoviq.
Më pas ai u pyet nëse do ta bënte të njejtin veprim me Serbinë nëse luan kundër Kosovës, Tumbakoviq u përgjigj se këtë problem duhet ta zgjidh shteti. /Indeksonline/