75 Mall Live Search
20:29 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Trajneri shqiptar që shkarkohet sapo i inkuadron skuadrat në Superligë

Ish-trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj pa dyshim është ndër trajnerët më të pafat në trojet shqiptare.

Në tre vitet e fundit ai ka udhëhequr tri ekipe dhe është shkarkuar tre herë, shkruan Indeksonline.

Por kjo histori e çuditshme nuk mbaron këtu. Nikaj tri skuadrat që i ka udhëhequr i ka marrë nga liga e parë dhe i ka ngjitur në Superligë. Sapo i ka ngjitur, ai është shkarkuar.

Në vitin 2017-të, Nikaj ngjiti skuadrën e Flamurtarin e Prishtinës në Superligë dhe në fund të sezonit u shkarkuar.

Njëjta histori ndodhi në vitin 2018-të me skuadrën e Kastriotit të Krujës dhe së fundmi me Vushtrrinë./Indeksonline/