75 Mall Live Search
16:24 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / A. A

Trajneri slloven Kek: Kosova përbëhet nga yje të skuadrave më të forta evropiane

Trajneri i Sllovenisë, Matjaž Kek, ka mbajtur sot konferencën për media para ndeshjes me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndryshe nga ndeshja e parë që u zhvillua në Prishtinë, sllovenët kësaj radhe kanë në përbërje yllin e Atalantas, Josip Iliçiç.

Ndryshe, përzgjedhësi slloven thuri elozhe për ‘Dardanët’, shkruan Indeksonline.

“Qëllimi ynë është të fitojmë. Kosova është një skuadër e përbërë me yje që luajnë në ekipe të mëdha të Evropës. Por ne kemi fatin në duart tonë dhe dëshirojmë të përfundojmë grupin si lider” deklaroi Kek.

Pas 4 xhirosh, Sllovenia është e para në grup me 10 pikë, Greqia e dyta me 8, Kosova ka 2 ndërsa Moldavia e fundit me vetëm 1 pikë.

Sllovenia pas ndeshjes me Kosovën e mbyllë ciklin e Nations League ndaj Greqisë në Athinë.

/Indeksonline/