75 Mall Live Search
13:14 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajnerja e David Beckham tregon se çfarë ha për të pasur një linjë perfekt trupore

Tigan Haining është një modele australiane dhe trajnere personale, e cila ka ndihmuar shumë yje për të mbajtur trupin e tyre në formë.

Në të kaluarën, ajo ka punuar me David Beckham, Natalie Imbruglia, Lara Stone dhe Jess Gomes.

Trajnera me bazë në Sidnei beson se palestra dhe ushqimi llogariten në mënyrë të barabartë kur bëhet fjalë për formësimin trupor.

Duke folur për Body + Soul, Tegan kohët e fundit zbuloi atë që ajo ha të mbetet e dobët dhe ndan rutinën e stërvitjes së saj.

Vakti i parë i trajneres së famshme është një shërbim i shëndetshëm i proteinave të kombinuara me yndyra të mira.

Mëngjesi, tha ajo, përmban përziere të dy vezëve dhe një e katërta e avokados të cilën ajo e fërgon së bashku me gjalpë, krip dhe piper.

Duke pasur parasysh se ushqimi është themeli i stilit të jetesës, ajo thotë se kujdeset që në drekë të marrë ushqimin e duhur.

Këtu, ajo tha se një supë pule e thjeshtë, (supa e pulës është ushqyese e mirë e mbushur me vitamina A dhe kalcium), e bërë për një vakt të shijshëm por të lehtë mesdite.

Krahas kësaj, ajo do të ketë një bukë të dyfishtë të përzier më bukë të pjekur me gjalpë.

Për të fituar një trup të dobët, Tegani rekomandon një vakt mbrëmje që ushqehet me karbohidrate të rënda në favor të protinave.

Sugjerimi i saj: Një biftek i mbushur mirë me brokoli dhe perime tjera dhe hudhra.

Ndërsa, njëkohësisht ajo kujdeset që të ketë stërvitje trupore pothuajse çdo ditë.

Ajo tregon se bën yoga, vrapon dhe gjithmonë gjen kohë që të ecë.

Gjithashtu merret edhe me palestër.

Pra ajo tregon se rëndësia e ushtrimeve është mjaft e rëndësishme./Indeksonline/