14:54 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Trajnim dhe punësim për infermier/e në Gjermani, përmes Institutit Gjermano/Kosovar

Instituti Gjermano – Kosovar për Edukim (IGJKE), sjellë një përvojë të re në Kosovë për ofrimin e trajnimeve për aftësim profesional të infermierëve si dhe krijimin e mundësive të punësimit. Trajnimi financohet nga spitale të ndryshme në Gjermani.

Ky trajnim në fushën e Infermiersë ka për qëllim që të aftësojë profesionalisht infermierë për realizimin profesional dhe të specializuar të kujdesit shëndetësor që i përgjigjet zhvillimit aktual të shkencës mjekësore në Gjermani.

Pjesë thelbësore e trajnimit është lidhja e hershme e pjesëmarrësit të trajnimit me punëdhënësin e tij të ardhshëm në Gjermani dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 30. Me rastin e përzgjedhjes për ndjekje të trajnimit kandidati/ja njoftohet me financuesin/spitalin Gjerman dhe do të nënshkruajnë kontratën në të cilën specifikohen të drejtat dhe obligimet reciproke.

Trajnimet do të zgjasin (10) muaj dhe do të zhvillohen në dy forma:

Trajnimi teorik fokusohet në përfitimin e njohurive profesionale, njohurive dhe aftësive që janë të nevojshme për organizimin dhe zbatimin e kujdesit të përgjithshëm shëndetësor.

Puna praktike do të realizohet në spitalet Gjermane dhe përfshinë të mësuarit si pjesë e një ekipi dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me një individ të shëndoshë ose të sëmurë të komunitetit, si të organizojë, zbatojë dhe vlerësojë kujdesin ndaj pacientit, në bazë të njohurive dhe aftësive të fituara.

Aplikimi është i hapur deri me dt. 22 maj 2019!

Por mundeni të aplikoni edhe online në linkun në vijim: https://forms.gle/JLfHp4Yc3x6UNwBZ7

Për më shumë informata:
www.dkinstitut.org • info@dkinstitut.org