14:05 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Trajtim i dëshmuar dhe më bashkëkohor te pacientët me covid-19, në “Acibadem Sistina”, me 99% sukses në trajtimin e rasteve

Që nga fillimi i pandemisë nga Covid-19, Spitali Klinik “Acibadem SIstina” si një institucion i lartë shëndetësor përkushtohet tërësisht në përballimin e kësaj sëmundjeje, së pari me zbatimin e disa testeve për detektimin e virusit Sars-CoV-2 dhe pastaj në përputhje me vendimin e Qeverisë maqedonase filloi me trajtimin e pacientëve pozitiv në covid me gjendje me rrezik të jetës të cilët kanë nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale për shkak të sëmundjes së tjerë, por tani filloi edhe me trajtim dhe mjekim të sëmundjes Covid-19. Departamenti infektiv i spitalit është i pajisur me kuadro të plotë dhe teknologji për kujdes dhe trajtim të pacientëve pozitive në Covid-19 sipas metodave më bashkëkohore dhe të dëshmuara siç janë terapia me Ozon dhe metoda ECMO dhe sipas protokolleve të përcaktuara nga OBSH, grupacioni shëndetësor “Acibadem” dhe organizata prestigjioze JCI.

Dëshmimet pozitive të 20 pacientëve të cilët kanë firuar luftën me Covid-19 falë përvojës dhe përkushtimit të ekipit të madh mjekësh dhe pajisjes së sofistikuar dhe më bashkëkohore me të cilën disponon spitali dëshmojnë këtë qasje në trajtimin e pacientëve.

Njëri prej tyre është pacienti i parë i shëruar nga Covid-19 me zbatimin e teknologjisë së ECMO në Maqedoni. Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon me aparatin më të ri dhe më bashkëkohor ECMO (Cardiohelp) i cili ishte më i rëndësishëm për mbijetesën  e pacientit 45 vjeçar.

 “Falënderoj Zotin, mjekët dhe komplet stafin që ma kanë shpëtuar jetën dhe për tërë trajtimin i cili zgjati gati një muaj. Nuk kam pasur sëmundje tjera dhe ndihem jashtëzakonisht i lumtur që falë mjekëve me përvojë kam luftuar koronavirusin dhe u ktheva i gjallë tek familja ime”, tha pacienti 45 vjeç, Astrit Selimaj i cili  u pranua në “Acibadem Sistina” me gjendje jashtëzakonisht rëndë me covid-pneumoni të avancuar.

Për trajtimin e pacientit u kujdes një ekip mjekësh me përvojë  kardiologë, kardiokirurgë, kirurgë torakovaskular, anesteziologë, kardioperfizionistë nga “Acibadem Sistina”, ndërsa në varësi të gjendjes shëndetësore dhe komplikimeve të krijuara spitali vendos në dispozicion tërë ekipin multidisiplinar ekspertësh për kujdes të pacientëve me covid i përbërë nga 260 specialistë dhe infermierë me përvojë.

“Astriti u pranua me distres sindromë akut respirator të avancuar për atë shkak së pari u vendos në respirator ndërsa kur u konstatua se nuk ka përmirësime në gjendjen e tij kemi vendosur në aparatin ECMO, i cili për Astritin ishte shansi i fundit për të mbijetuar“, thotë Dr. Emanuilloviq Bellostocki.

“Aparati ECMO i mundësoi pacientit që të mbijetojë. Jemi krenar sepse “Acibadem Sistina” edhe një herë dëshmoi se është spital i madh me teknologji të përkryer dhe mjekësi të lartë dhe se mund të përballet edhe me komplikimet më të rënda që i shkakton Covid-19”, tha Dr. Mitko Karagjozov, mr.sci, shefi i kirurgjisë torakovaskulare. 

“Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është spitali i parë në Ballkan që përdori aparatin ECMO në trajtimin e një pacienti me Covid. Pa teknologjinë ECMO pacienti nuk do të mbijetonte”, thotë infektologu eminent Dr. Patricija Kallamaras, e cila mori pjesë në trajtimin e pacientit si konsulent.

Astriti është vetëm njëri nga pacientët e shëruar nga Covid-19 me sukses në “Acibadem Sistina”. Përvoja e tyre dhe profesionaliteti i lartë i mjekëve ishin me rëndësi të madhe për shpëtimin e dhjetë pacientëve të tjerë të cilët për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19 ishin në gjendje me rrezik të jetës. Një pjesë prej tyre janë trajtuar dhe të shëruar me terapi ozonike përkatësisht hemofiltrim- një metodë me të cilën ozonohet një sasi të caktuar të gjakut e cila nxirret nga pacienti dhe pastaj kthehet në qarkullimin e tij, ndërsa pjesa tjetër me Oksigjenim membranor ekstra-korporal (ECMO).

Nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” tregojnë se dëshmi për suksesin e kësaj qasjeje që zbatohet në trajtimin e pacientëve me covid është suksesi në 99% të rasteve të trajtuara këtu. 

Qendra për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në “Acibadem Sistina” e izoluar dhe e ndarë tërësisht nga departamentet e tjera dhe e siguruar me një hyrje të posaçme. Pranimi i pacientëve me covid zbatohet sipas protokolleve të përcaktuara dhe pas konsultës paraprake me një infektolog. Të gjithë pacientët që hospitalizohen në spitalin tonë testohen për detektimin e pranisë e virusit Sars-CoV-2 me një test të shpejt PCR. Në kushte kur numri i rasteve të infektuara me Covid-19 vazhdon të rritet çdo ditë në të gjitha vendet e rajonit dhe në prag të muajve të dimrit kur pritet rritje tek sëmundjet lidhur me gripin sezonal, “Acibadem Sistina” është spitali i parë i cili para një kohe zbatoi PCR testin molekular i cili detekton praninë e koronavirusit dhe gripit sezonal në të njëjtën kohë që rekomandohet nga OBSH. Bëhet fjalë për një multipleks panel test që në të njëjtën kohë detekton sekuencat specifike të gjenit për vërtetimin e pranisë së koronavirusit dhe sekuencat specifike të gjenit të viruseve të gripave sezonale influenca A dhe B. Me këtë spitali edhe një herë dëshmoi se është lider në rajonin me metodat e reja mjekësore.