10:45 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajtimi jo i duhur, po bën që pacientët me diabet të tipi 2, të vdesin para kohe

Më shumë se 500 pacientë me diabet po vdesin më herët çdo javë, tregojnë shifrat.

Shumë prej tyre po bien viktimë e goditjeve, sulmeve të zemrës dhe sëmundjes së veshkave, të cilat mund të parandalohen me trajtimin e duhur.

Një analiza nga Diabetes UK, zbuloi se burrat dhe gratë e moshës 34-64 vjeç me diabetin e tipit 2 kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin herët sesa ata pa këtë sëmundje.

Pacientët me diabet të tipi 1, të cilët janë më pak të zakonshëm dhe jo të lidhura me obezitetin, kanë tre deri në katër herë më shumë gjasa të vdesin para kohe./Indeksonline/