11:23 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Traktori godet një çiklist në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Kabash të Vitisë, pasi që i njëjti duke drejtuar traktorin e tij, nga pakujdesia e godet drejtuesin e biçikletës, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin rajonal në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.