Traktori me mjete të punës godet veturën në Shtime (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralën Shtime-Lipjan.
Në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura, një traktor me mjet të punës.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident trafiku që ka ndodhur para pak minuta.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me këtë aksident për të marrë më shumë informata./Indeksonline/