Transfer bombastik në futsallin kosovar, “baba” i futsallit nënshkruan për Prishtinën 01

Futbollisti më i mirë i futsallit në Kosovë, Ramadan Alaj është larguar nga Liburni ku kaloi shumë vite karrierë.
Alaj ka nënshkruar për skuadrën kryeqytetase, Prishtina 01.
Pas Halim Selmanajt, Prishtina 01 ka bërë edhe një transfer të madh duke konfirmuar se është skuadër e frikshme në sezonin e ardhshëm.
“💣𝐁𝐎𝐌𝐁𝐀 𝐄 𝐑𝐀𝐃𝐇𝐄̈𝐒 💣
𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧 𝐀𝐥𝐚𝐣 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 𝟎𝟏 ✍️
FC Prishtina 01 është e lumtur t’ju njoftojë se ka arritur marrëveshje me legjendën e futsalit, Ramadan Alajn.
Njëri prej lojtarëve më të mirë të trojeve shqiptare do t’i mbrojë ngjyrat bardhëekaltër sezonin e ardhshëm.
Alaj është shpallur pesë herë kampion i Kosovës, 1 herë me Bamboo Prishtina dhe 4 herë me Fc Liburn.
Ai ka bërë karrierë te FC Pallma Pharm & Vellezrit Kukaj 2008/09, FC Bamboo 2009/10 dhe 2010/11, për të kaluar te FC Benago në Pragë të Çekisë.
Pastaj Alaj kaloi në vitin 2011 te Liburni i Gjakovës, ku deri në vitin 2022 bëri histori me këtë klub.
Alaj ka luajtur në Ligën e Kampionëve me FC Liburnin, FC Feniksin dhe FC Tiranën.
Pjesë e Kombëtares së Kosovës për shumë vite, si njëri prej lojtarëve kryesor.
FC Prishtina 01 me ‘Danin’ dhe pjesën tjetër të skuadrës beson fuqishëm që do t’i ktheje trofetë në kryeqytet.
Përpara, përpara bardhekaltër” thuhet në njoftimin e klubit.