Transferi i ri i Arbërisë tregon se pse e la Shqipërinë për Superligën e Kosovës

Sot dhe zyrtarisht, skuadra e Arbërisë ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin shqiptar, Elmir Lekaj.
Lekaj nga janari do të jetë pjesë e klubit simpatik, Arbëria, ku edhe firmosi kontratë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi, shkruan IndeksOnline
Mbrojtësi, vjen si futbollist i Vllaznisë së Shkodrës në Superligën e futbollit kosovar.
E për të njohur më shumë objektivat e tij dhe pse ai zgjodhi futbollin Kosovar, IndeksOnline ka biseduar me futbollistin, Lekaj.
Ai tha se ka dëgjuar se klubi i Arbërisë ka një traditë në futboll dhe seriozitet të lartë, dhe kjo e ka detyruar atë që t’i bashkohet atyre.
“Kam pyetur për Arbërinë, dhe të gjithë me kanë thënë se është një klub me traditë dhe seriozitet të lartë, dhe kjo më bëri që ta kërkoja transferimin nga ekipi i Vllaznisë për në Kosovë. Jam këtu për të treguar vlerat e mia dhe për ta ndihmuar ekipin në realizimin e objektivave”, tha ai.