19:11 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Transferi i ri i Llapit tregon se kur mund të debutojë

Sot dhe zyrtarisht klubi i Llapit na ka njoftuar për përforcimin e tyre më të ri.

Fjala është për sulmuesin e krahut që ishte pjesë e Onixit, Enis Stublla.

Stublla, u bashkua në afatin e janarit me klubin llapjanë ku premton angazhim dhe punë që ekipin ta dërgojnë në Evropë.

Ai në një prononcim për IndeksOnline e zbulojë se pse i’u bashkua Llapit.

“Po ndihemi shumë mirë në skuadrën e re me futbollistët që me kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi unë kam firmosur me Llapi që kur kemi filluar përgatitjet, por preznatimin e kemi bërë sot”, tha fillimisht Stublla.

Ai gjithashtu tregoi se cilat janë objektivat e klubit.

“Objektivat e klubit tonë janë që ne të dalim në Evropë”, u shpreh ai.

21-vjeçari mes tjerash tregoi se shumë shpejtë edhe do të debutoi me Llapin./IndeksOnline/