Transferi më i madh i Milanit gati për Veronën
Theo Hernandez u transferua nga Real Madrid te Milani gjatë afatit kalimtar të verës.
Edhe pse u transferua në kohë, mbrojtësi i majtë ende nuk ka debutuar në Serie A me kuqezinjtë.
Francezi u lëndua në ndeshjet para sezonale kundër Bayern Munchen, shkruan Indeksonline.
Por në kampin e Milanit janë optimist dhe Theo është i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Hellas Veronës.
Ai është stërvitur me skuadrën dhe e ka kaluar lëndimin. Megjithatë Hernandez do të paraqitet nga stoli. /IndeksOnline/