Transferi më i ri i Liverpoolit del pozitiv me Covid-19

Sipas raportimeve të fundit që vijë nga Greqia, transferimi i ri i Liverpoolit, Kostas Tsimikas ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë ditur faqja e cila merret me përditësimin e lajmeve për Liverpoolin, “Anfield Watch”, ku ka shkruar se burimi është marr nga raportimet e gazetave greke, përcjellë IndeksOnline
Edhe pse Liverpooli ende nuk ka reaguar zyrtarisht për futbollistin e tyre, në media po qarkullon lajmi se ai është pozitiv dhe është vet-izoluar.
According to reports in Greece new #lfc signing Kostas Tsimikas has tested positive for coronavirus. #awlive [liverpool echo] pic.twitter.com/IsvXERqeol
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) September 4, 2020