Transferimi i Berishës te Lazio – mision i dështuar
Në pikën më të mirë të karrierës, mesfushori i Kosovës Valon Berisha, vendosi të largohej nga Salzburgu për të kaluar te Lazio në Itali. Ndodhi kjo në verën e vitit 2018.
Por gjërat nuk kanë ecur ashtu siç ka pritur 26 vjeçari. Fillimisht ai u ballafaqua me një lëndim i cili i’a pamundësoi të luante 2 muaj.
Në tetor ai ishte i gatshëm dhe i rikuperuar nga lëndimi, por asnjëherë nuk arriti të stabilizohej në 11shen e trajnerit Simone Inzaghi.
Berisha ka luajtur sivjet vetëm 192 minuta në Serie A dhe ka startuar vetëm në 1 ndeshje kundër Empolit më 7 shkurt.
Tani Berisha vazhdon të jetë jashtë fushës, për shkak të lëndimit. /Indeksonline/