Transferimi i Guirassy te Borusia Dortmund afër dështimit, shkak testet mjekësore

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që vendosi të paguante menjëherë klauzolën prej 18 milionë eurosh.
Gjithçka dukej se po shkonte në drejtimin e duhur, me lojtarin që kishte mbërritur në qytet gati për të ndërmarrë hapat përfundimtarë formalë përpara se të nënshkruante, por rezultatet e ekzaminimeve mjekësore nuk ishin aq sa pritej dhe tani marrëveshja është drejt dështimit.
“Gjatë ekzaminimeve mjekësore të Serhou Guirassy, u zbulua një çështje që kërkon sqarime të mëtejshme”.
Ndërkaq, problemi i shfaqur gjatë ekzaminimeve mjekësore nuk duket se e rrezikon suksesin e operacionit. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, Borussia Dortmund është ende e bindur se do të transferojë sulmuesin, por për të marrë masat paraprake do të planifikojë teste të reja dhe të thelluara mjekësore.
Guirassy, në fakt, u dëmtua në ndeshjen e fundit të luajtur me kombëtaren e tij, Guine, ndaj Mozambikut. Prandaj do të nevojiten teste të mëtejshme për të sqaruar shkallën e këtij problemi fizik.